Analiza

Top trendet në Twitter për vitin 2010

Dec 13 2010
0 Shpërndarje
Top trendet në Twitter për vitin 2010

Lajmërimet e Apple për lëshimin e iPad dhe iPhone 4 e ndihmuan kompaninë që të zë katër nga dhjetë vendet e para në kategorinë për teknologji. “Apple iPad” ishte në vend të parë, e përcjellur nga “Apple iOS” në vendin e tretë, “Apple iPhone” në vendin e katërt dhe “MacBook Air” në vendin e nëntë.

Listën për dhjetëshen më të mirë në teknologji e përmbushën “Google Android”(vendi i dytë); “Call of Duty Black Ops” (vendi i pestë); “New Twitter” (vendi i gjashtë);”HTC” (vendi i shtatë); “RockMeIt” (vendi i tetë) dhe “Google Instant” (vendi i dhjetë).

“Gulf Oil Spill”, “FIFA World Cup”, filmi “Inception”, “Haiti Earthquake” dhe zhurmueset e kampionatit botëror të futbollit “Vuvuzela” përbëjnë top 5 trendet në përgjithësi për këtë vit. Më poshtë mund të shihni grafikun për top dhjetë listat në Twitter. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>