Lajmet

Tor Browser 7.0 sjell versionin 52 të Firefox ESR

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Qëllimi është fshehja e identitetit dhe vendodhjes së përdoruesit nga çdokush që kërkon të përgjojë apo mbikëqyrë trafikun. Tor Browser 7.0 sjell versionin 52 të Firefox ESR Photo Source: Tor

Projekti Tor publikoi ditën e sotme versionin e parë stabil të shfletuesit Tor. Ju mund të shkarkoni versionin 7.0 nga faqja e projektit.

Tor ofron një komunikim anonim në internet duke drejtuar trafikun nëpër rrjete vullnetarësh me mbi 7,000 rele në mbarë botën.

Qëllimi është fshehja e identitetit dhe vendodhjes së përdoruesit nga çdokush që kërkon të përgjojë apo mbikëqyrë trafikun.

Shfletuesi Tor, i cili i shërben këtij qëllimi, është i bazuar në Mozilla Firefox Extended Support Release, një version ndërtuar për shkollat, universitetet dhe bizneset.

Versionit Firefox ESR përditësohen njëherë në vit. Përveç Proxy Tor, shfletuesi Tor përfshin shtojcat TorButton, TorLauncher, NoScript dhe HTTPS.

Versioni 7.0 i tij përditëson shfletuesin në Firefox 52 ESR. Dy veçori të rëndësishme janë përfshirë: modaliteti me shumë procese dhe izolimi i përmbajtjes njohur ndryshe edhe si “Sandbox.”

Në macOS dhe Linux këto dy veçori do të jenë të aktivizuara automatikisht ndësa në Windows ekipi i Tor ende po punon.

ESR 52 sjell gjithashtu përmirësime në teknologjië gjurmuese dhe shenjave të gishtërinjve. Janë përditësuar edhe HTTPS në versionin 5.2.17 dhe NoScript në 5.0.5. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>