Lajmet

Torvalds: Për laptopët të përdoret një rezolucion më i madh si standard

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Torvalds: Për laptopët të përdoret një rezolucion më i madh si standard

Krijuesi i Linux, Linus Torvalds, kërkoi që ndërtuesit e laptopëve të fillonin me standardizimin e rezolucioneve më të mëdha për pajisjet mobile.

Ai tha : “Edhe një tablet 400 $ si Samsung Nexus 10 i Google duhet të ketë një rezolucion 2560×1600, dhe ta bëjmë këtë rezolucion standard për laptopë, edhe po të jenë 11 inç. Ju lutem ndaloni me budallallëqet si “retina”, por le ta quajmë “rezolucion i arsyeshëm”. Fakti që laptopët ndaluan aty ku kanë qenë dhjetë vite më parë (edhe pse kanë ecur përpara në shumë aspekte) më bën të ndihem i mërzitur, u shpreh Torvalds.

Torvalds tha se “njerëzit e thjeshtë” do ta shohin rezolucionin e madh vetëm si shkronja më të vogla dhe më të vështira për tu lexuar në ekran.

“Gazetarët e rinj të teknologjisë pyesin se a doni që të keni shkronja më të vogla, dhe unë ju jap një shikim të çuditshëm. Unë dua që të ketë më shumë piksela dhe kualitet më të madh në font dhe po, unë dua që fontet të jenë më të vogla, por “rezolucioni i madh” nuk do të thotë “shkronja të vogla”, shtoi ai.

Gjithashtu fontet me rezolucion të lartë i ndihmojnë njerëzit me shikim të dobët që të lexojnë më lehtë”.

Ai foli saktësisht për teknologjinë Retina që po përdoret nga Apple.

Nexus 10 me rezolucionin Retina po ia kalon iPad-it, i cili ka një rezolucion të vogël rreth 1024×768. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>