Harduer

Toshiba do të lançojë çipin 20-megapixel për kamerat dixhitale

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Toshiba do të lançojë çipin 20-megapixel për kamerat dixhitale

Toshiba është duke përgatitur një sensor imazhi për kamerat dixhitale që sipas kompanisë, do të ketë rezolucionin më të lartë në llojin e vet.

Firma me zyrat qendrore në Tokio është shprehur se çipet e reja do të jenë të afta të suportojnë kapje prej 30 frames në sekondë në rezolucion të plotë. Ato do të regjistrojnë gjithashtu video në 60 frames për sekondë në 1080p ose 10 frames në 720p.

Toshiba deklaroi se kampionet e para të çipeve CMOS do të shpërndahen duke filluar nga muaji i ardhshëm, ndërsa prodhimi masiv do të fillojë në gusht me 300 000 njësi të prodhuara çdo muaj.

Kompania njihet për pjesët e saj NAND flash memory, që i zhvillon me partnerët e SanDisk, por është njëkohësisht edhe prodhues i madh i LSI dhe gjysëmkonduktorëve të tjerë.

Çmimet e kamerave dixhitale point-and-shoot kanë rënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit për shkak të konkurrencës mes prodhuesve të tyre si dhe përhapjes së gjerë të smartfonëve dhe pajisjeve mobile.

Edhe pse numri i pikselëve nuk është gjithmonë tregues i cilësisë së përgjithshme të kamerës, është një nga elementët kyçë që tërheqin konsumatorët.

Smartfonët nga ana tjetër kanë bërë përparime me hapa të mëdha në këtë aspekt. Për shembull, Nokia 808 PureView ka një sensor imazhi prej 41-megapixel. (PCWorld Albanian)

Kamera

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>