Harduer

Toshiba lançon tabletin e saj ekonomik Encore Mini

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Toshiba lançon tabletin e saj ekonomik Encore Mini

gsmarena_001Toshiba ka prezantuar tabletin e saj ekonomik Encore mini. Tableti ka sistem operativ Windows 8.1 dhe ka një çmim prej vetëm 120 dollarësh. Toshiba Encore Mini ka një ekran me madhësi 7 inç dhe rezolucion 1,024 x 600 me një raport 16:9. Proçesori me katër bërthama Intel Atom z3735G fuqizon këtë tablet.

Si në rastet e tjera memoria afatshkurtër e tabletave ekonomik është e limituar në vetëm 1 GB RAM. Memoria e brendshme e saj është 16 GB, por mund të zgjerohet nëpërmjet një karte microSD që shkon deri në 128 GB.

Toshiba Encore mini ndryshe nga tabletat normal nuk ka një portë HDMI, e cila e lidh atë me televizorë të ndryshëm pavarësisht përmasave të tyre. Për të rikuperuar këtë Toshiba po ofron një tastierë me Bluetooth, e cila kushton 42 dollarë. Tableti Encore mini mbështet lidhjen me internetin nëpërmjet Wi-Fi dhe shërbimin Bluetooth 4.0.

Në pjesën e parme të tabletit ndodhet një kamerë VGA, e pajisur me një mikrofon. Funksioni kryesor i kësaj kamere do të jetë për komunikimin me anë të videove online. Në pjesën e mbrapme ndodhet kamera kryesore prej 2 megapiksel. Tableti peshon 354 gram dhe do të ketë ngjyrë të bardhë. Bateria 13 WH e Encore mini ofron mbi 7 orë përdorim. (PCWorld Albanian)

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>