Harduer

Toshiba Libretto W100, përgjigja ndaj iPad

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Toshiba Libretto W100, përgjigja ndaj iPad

Megjithëse Toshiba është duke e quajtur një koncept PC, duket se bëhet fjalë për një produkt të kompletuar mirë dhe të gatshëm për paraqitje në treg. E këtë e ka konfirmuar edhe vet Toshiba, e cila ka deklaruar se ai do të paraqitet më vonë gjatë verës së këtij viti, megjithëse do të jetë i limituar në dërgesa (çmim raportohet se do të sillet në rreth 1099 dollarë).

Sa i përket specifikave, ai do të ketë dy ekrane 7.0 inç multitouch me rezolucione prej 1024 x 600 piksela, të cilat do të mund të shfrytëzohen edhe në bashkëpunim, ku njëri ekran sjellë pamje e tjetri tastierë virtuale të ndjeshme në prekje.

Ai fuqizohet nga Intel Pentium U54000 CPU që operon në 1.2 GHz, pastaj ka 2GB DDR3 RAM memorie dhe 64 GB SSD, që e bënë një makinë mjaft të fuqishme.

Specifika tjera përfshijnë ueb kamerë me kapacitet prej 1 megapiksel, Bluetooth, microSD, Wi-Fi, një port USB, bateri 8 qelizore, dhe sistem operativ Windows 7.

Ai gjithashtu është edhe një pajisje e mirë për tu bartur me vete, pasi ka dimensione prej 4.84 inç me 7.95 inç.

Lajmet e fundit>