Lajmet

Toshiba nis një program të kushtueshëm për groposjen e gazeve serë

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Toshiba nis një program të kushtueshëm për groposjen e gazeve serë

Kjo mënyrë e reduktimit të ndotjes nga gezet që shkaktojnë efektin serë, i pari mbi të gjithë dioksidi e karbonit, është një zgjidhje e hulumtuar nga shumë kompani në mbarë botën, por debati mbi të është për të njejtën arsye, më i ndezur se kurrë.
Ndër kompanitë që duket se preferojnë të mbështesin kostot e akumulimit dhe groposjes së mbetjeve të dioksidit të karbonit është edhe Toshiba. Toshiba po projekton një sistem të mbledhjes dhe ruajtjes së karbonit në stacionin energjetik Mikaëa, një stacion i cili siguron energjinë e një prej fabrikave të sajë kryesore të ndërtuar në prefekturën jugore të Fukoka-s, rreth 900 Km nga Tokyo.
Impianti i akumulimit të karbonit u aktivizua muajin e fundit dhe për momentin mbledh rreth 10 ton dioksid karboni në muaj. aktualisht kjo sasi është vetëm 10 përqind e totalit të emetuar, por toshiba planifikon ta coje kete deri ne 90 perqind.
Megjithëse ky impiant rrit kostot e energjisë me 60 përqind dhe ul efiçencën deri në 40 përqind, përsëri Japonezët mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të ulur emetimet e gazeve serë.

Lajmet e fundit>