Harduer

Toshiba nxjerr SSD 19nm për karta memorje

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Toshiba nxjerr SSD 19nm për karta memorje

Toshiba nxorri një lajmërim sot për një seri të re Solid State Drives (SSD). Kjo është teknologjia e parë që shfrytëzon avantazhin e procesorëve 19nm. Kartat e memorjes Flash ose “THNSNF”, siç i quajti Toshiba janë të ndërtuara për një seri programesh, të cilat iu përshtaten sistemeve nga notebook, e deri desktopëve të kompletuar.

“Klientët tanë po kërkojnë për SSD, ku ata të ruajnë të dhënat e tyre nga një variacion programesh që përdorin” – tha zv. presidenti i marketingut, Joel Hagberg. “Seria THNSF nuk siguron vetëm performancë të shkëlqyer, por gjithashtu edhe shpenzim minimal të energjisë. Këto janë pajisje bazë për të ardhmen dhe për brezin e ri të PC-së.”

Të disponueshme në 64GB, 128GB, 256GB dhe 512GB, këto pajisje ofrojnë shpejtësi shkrimi/leximi deri në 524/461 MB/sek, bashkë me 80000 4K IOPS për lexim dhe 35000 4K IOPS për shkrim.

Prodhimi në masë i këtyre produkteve është planifikuar për në gusht 2012, gjë që do të thotë se do të jenë të përhapur në numër shumë të madh deri në fund të vitit.

Lajmet e fundit>