Siguri

Toshiba ofron garanci për gjithçka

Feb 21 2009
0 Shpërndarje
Toshiba ofron garanci për gjithçka

 

Toshiba Kompania Toshiba ka vendosur të fillojë aksionin për garanci falas për të gjithë laptopët e saj. Aksioni quhet “No Matter What Guarantee” dhe i dedikohet edhe disa vendeve të Ballkanit.

Kjo garanci i mundëson blerësve të pakënaqur të laptopëve të Toshiba, t’i kthejnë kompjuterët te shitësi dhe të heqin dorë nga blerja e atij produkti. Gjithashtu përmes kësaj garancie unike, Toshiba detyrohet të zëvendësojë ose riparojë laptopët nëse dëmtohen brenda vitit të parë të përdorimit. Një tjetër përparësi e shërbimit “No Matter What Guarantee” është për rastet e vjedhjes së laptopit gjatë vitit të parë të përdorimit, blerësi merr një laptop të njejtë, falas.

“‘No Matter What Guarantee’ është një pako garancie falas, që i ofrohet blerësve të laptopëve Toshiba, si vërtetitim i kualitetit dhe efikasitetit të laptopëve tanë. Gjithashtu, dëshirojmë që gjatë kësaj krize ekonomike t’i ofrojmë përdoruesve liri gjatë blerjes së laptopëve. Me këtë dëshirojmë të vërtetojmë dhe rrisim nivelin e besimit që Toshiba gëzon në treg”, ka deklaruar Sandor van der Ham, manaxher i përgjithshëm i Toshiba, për Europën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin.

 Më shumë për këtë ngjarje mund të lexoni këtu.

 

 

Lajmet e fundit>