Biznes

Toshiba padit në gjykatë Western Digital, kërkon 1 miliard dollar

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Toshiba gjithashtu tha se ka vendosur të bllokojë aksesin e punonjësve të kompanisë në infromacionin e Toshiba. Toshiba padit në gjykatë Western Digital, kërkon 1 miliard dollar Photo Source: Reuters

Kompania japoneze Toshiba paditi ditën e Mërkure në gjykatë kompaninë Amerikane Western Digital.

Gjigandi Japonez kërkon 1.07 miliard dollar dëmshpërblim me arsyetimin se Western Digital po interferon në shitjen e biznesit të çipeve të memorjes së kompanisë.

Toshiba gjithashtu tha se ka vendosur të bllokojë aksesin e punonjësve të kompanisë në infromacionin e Toshiba.

Kjo përplasje vjen pas disa muajsh përpjekje nga Western Digital për të blerë biznesin në shitje të çipeve të Toshiba. Western Digital akuzon Toshiban për favorizim të rivalëve të Broadcom në këtë marrëveshje.

Sakaq Toshiba kërkon shitjen e biznesit të çipeve të memorjes për të kompensuar humbjet kolosale në Shtetet e Bashkuara me biznesin nuklear. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>