Lajmet

Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone

Feb 16 2009
0 Shpërndarje
Toshiba paralajmëron sfiduesin e iPhone

 Modeli i Toshiba-s TG01 është një celular touch-screen (me mundësi operimi përmes gishtave) me super rezolucion të madh.

I caktuar të dalë në treg gjatë kësaj vere, TG01 do të ketë ekran 4.1 inç me rezolucion 800×400 pixel. Ky celular po ashtu do të ketë edhe GPS, multimedia Wi-Fi dhe do të punojë në rrjetin 3G. I bazuar në Windows Mobile 6.1, modeli TG01 do të ketë edhe ndërfaqen duke përfshirë edhe inovacione.

Ju do të mund t’i përgjigjeni një telefonate thjeshtë duke e shkundur telefonin tuaj, apo ju mund të kaloni nga një aplikacion në tjetrin duke e anuar pak telefonin.

Toshiba do të ketë bateri 1000mAh e cila mund të qëndrojë deri në 11 ditë dhe bisedë deri në 5 orë. TG01 do të ketë 512MB memorie të brendshme, mundësi për ta shtuar memorien deri në 32GB, ram memorie prej 250MB dhe kamerë me 3.2 megapixel.

Funksionet tjera multimedia të TG01 janë edhe MPEG4 dhe WMV videot, MP3, AAC, AAC+, AMR, AMR-WB, WMA dhe WAV audio. Celulari do të jetë i mundshëm në dy ngjyra (të bardhë dhe të zezë), ndërsa akoma nuk është bërë e ditur se cila kompani e telefonisë do ta ofrojë atë si dhe me çfarë çmimi.

Lajmet e fundit>