Lajmet

Toshiba paraqet Netbooks të rinj me ekran 10 inç

Apr 22 2009
0 Shpërndarje
Toshiba paraqet Netbooks të rinj me ekran 10 inç

altToshiba është duke e freskuar linjën e netbooks me makinat e reja me ekran 10 inç. Seria UX e Netbooks është e bazuar në versionin N280 të çipave të Intel Atom, të cilat prodhuesi filloi t’i shiste gjatë muajit Shkurt me memorie 1GB dhe harddisk 160GB.

Ekrani është LCD 10.1 inç me rezolucion 1,024×600 pixel. Modeli i kaluar i Toshiba-s NB100 kishte rezolucion të ngjashëm por në ekran 8.9 inç. Shumë nga prodhuesit, tani janë duke kaluar në modele me ekrane më të mëdha, pasi konsumatorët i preferojnë më shumë.

Ndërkohë që edhe kohëzgjatja e baterisë është shtuar në makinat e reja. Bateria standarde do të duhej të zgjaste 4 orë për dallim prej 2.9 orë sa zgjaste ajo e modelit të kaluar NB100

Madhësia e modelit të ri është 26.3cm me 19.2cm, ndërsa peshon prej 1.2 deri në 1.3kg, varësisht prej konfigurimit. Seria UX do të lançohet të premten në Japoni dhe do të pasojë pastaj në tregjet e tjera, ndërsa çmimi do të sillet prej 606 deri në 707 dollarë në Japoni.

 

Lajmet e fundit>