Harduer

Toshiba paraqet notebook-ët e serisë Satellite E

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Toshiba paraqet notebook-ët e serisë Satellite E

Divizioni për Produkte Dixhitale i Toshiba-s ka paraqitur notebook-ët ultra të hollë të serisë së vet Satelliet E: Satellite E45T prej 14 inç dhe Satellite E55t/E55Dt prej 15.6 inç do të kenë ekrane të ndjeshëm për prekje dhe do të jenë në dispozicion ose me procesorë Intel Core të gjeneratës së katërt (Haswell) ose CPU të serive AMD A6 (Kabini).

Gjatë javës së kaluar, menaxheri i grupit për reklamim të produkteve në Toshiba, Young Bae, tha që këta notebook të serisë së re Satellite E do të marrin sugjerime nga Kirabook. “Kjo seri më pak e shtrenjtë do të bëhet me alumin, në krahasim me magnezin e Kirabook,” tha Bae. “Por ata do të kenë shumë nga veçoritë e fundme si Kirabook. Ne kemi kaluar pesë vite në filtrim të veçorive të fundme për platformat tona të nivelit më të ulët.”

Bae tha që derisa notebook-ët e serisë Satellite E do të kenë çmimin mes 600 dh 900 dollarëve, ata do të ketë mbështjellës alumini, tastiera shkodi, dy porte USB 3.0 (një me USB Sleep & Charge, për mbushje të pajisjeve USB derisa kompjuteri është duke qëndruar në gjendjen “i përgjumur”), një port USB 2.0, HDMI, një port Ethernet i madhësisë së plotë gigabit, një vend për kartën SD, dhe ose diskun e fortë mekanikë prej 500 ose 750 GB që mund të kombinohen me SSD cache prej 32 GB. Modeli prej 15.6 inç do të ketë një tastierë me numra të vendosur.

Linja e re po ashtu do të ketë adaptorët e rrjetit pa kablla dual-band 802.11ac dhe modelet me CPU-të nga Intel do të kenë teknologjinë e paraqitjes wireless WiDi të Intel-it.

Shumica e notebookëve të serisë Sallite E do të mbështeten në grafikë të integruar, por konsumatorët do të kenë mundësinë që të bëjnë konfigurimin e tyre me një procesor të fshehtë grafik në formë të GeForce 740M të Nvidia-s. Përndryshe, paraqitja do të jetë kufizuar për një rezolucion prej 1366 me 768 piksellë.

Satellite E45T prej 14 inç do të jetë në dispozicion më 4 gusht në dyqanet e Best Buy, BestBuy.com dhe Toshiba Direct. Seritë Sallite E prej 15.6 inç do të jenë në dispozicion në shtator online dhe tek shitësit madhorë me pakicë. Toshiba nuk ka dhënë ndonjë hollësi në lidhje me modelin tjetër. (PCWorld Albanian)

Toshiba E

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>