Harduer

Toshiba paraqet TV-të 3D pa syze në CES

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
Toshiba paraqet TV-të 3D pa syze në CES

Për dallim nga televizorët tjerë 3D që kërkojnë përdorim të syzeve për të parë TV-në, televizorët e Toshiba arrijnë iluzionin falë fletës së hollë të lensave të vegjël përpara ekranit. Lensat dërgojnë dritë nga ekrani tek një nga nëntë pikat përpara TV-së. Nëse shikuesi ulet në njërën nga këto vende(pika) të bukura, ata arrijnë të shohin iluzione 3D.

Televizori u prezantua për herë të parë në shtator në shfaqjen e Ceatec në Japoni dhe ka tërhekur linja nga njerëzit për ta parë atë.

“Janë bërë tre muaj, unë mendoj që ne duhet të shfaqim televizorë me teknologji më të mirë,” tha Masaaki Oosumi, presidenti i medias digjitale Toshiba. Ai ishte duke folur për një grup të vogël të reporterëve vonë këtë të premte në një ngjarje të Toshiba.

Në Ceatec Toshiba shfaqi dy modele, një televizor 12-inç dhe një tjetër 20-inç. Në ndërkohë, Oosumi njohu edhe nevojën për një treg më të madh të ekraneve më të mëdha jashta Japonisë dhe tha se tregu amerikan kërkon ekrane të përafërta me madhësi 40-inça dhe më të mëdha.

Oosumi nuk parashikoi më shumë detaje rreth planeve të Toshiba në CES, por ai konfirmoi që kompania do të punojë në platformën e ekraneve më të mëdha në 2011.

International Consumer Electronics Show mbahet nga 6 deri në 9 Janar në Las Vegas Concention Center./pcworld.al

Lajmet e fundit>