Harduer

Toshiba po përgatit kamerën 13MP për smartfonë

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Toshiba po përgatit kamerën 13MP për smartfonë

Toshiba nuk është një nga kompanitë që njihet për dizajnuesit e kamerave të celularëve. Ajo mbetet zakonisht prapa OmniVision dhe Sony.

Për këtë arsye, kompania ka një motiv të fortë për të krijuar diçka konkurruese në treg dhe ajo pritet të jetë gjenerata e re e kamerave për smartfonë.

Kamera është13-megapixel, sensori CMOS-based TK437 është përgjegjëse për ndriçimin veçanërisht në vende me pak dritë. Gjithashtu redukton zhurmën që mund të ndodhë në këto lloj dizajnesh kaq të avancuara.

Toshiba shprehet se cilësia vizuale e 1.12-micron pikselëve të sensorit është e barabartë me ato 1.4-micron (që reduktojnë po ashtu zhurmën).

Kompania ka përdorur teknologjinë back side illumination (BSI) si dhe integrated color noise reduction (CNR).

Sensori mund të përdoret me kamera me madhësi 8.5mm x 8.5mm. Kampionet e Toshiba 13 mega pixel, sensorit 1.12 micrometer CMOS, part number T4K37, do të jenë të disponueshme prej dhjetorit të këtij viti me çmim fillestar në SHBA prej 20 $.

Se sa cilësore do të jetë kjo kamer, duhet të presim fotot të cilat do ta tregojnë realisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>