Biznes

Toshiba pranë shitjes së biznesit të çipeve të memorjes

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Konglomerati Japonez Toshiba po përgatitet të shesë 19.9% të aksioneve në biznesin e tij të çipave të memorjes raporoi agjensia e lajmeve Reuters. Toshiba pranë shitjes së biznesit të çipeve të memorjes Photo Source: Reuters

Nëse materializohet marrëveshja do ti siguronte Toshiba nga 1.8 deri në 3.6 miliard dollar duke ndihmuar kompaninë të adresojë problemet e saj me biznesin nuklear në Shtetet e Bashkuara.

Ekzekutivët e Toshiba preferojnë që blerësi potencial të jetë një fond investimesh kjo sepse marrëveshja mund të përmbyllet më shpejt pa nevojën e dritës jeshile nga autoritetet rregullatore.

Aksionet e kompanisë ranë me 6.7% menjëherë pas lajmit. Në raportin financiar të tre mujorit të parë të 2017-ës, Toshiba pritet të lajmërojë mbylljen e biznesit nuklear në SHBA e cila do ti kushtojë kompanisë afro 7 miliard dollar.

Në mesin e blerësve potencial janë SK Hynix, Micron Technology, Western Digital dhe investitorët financiar të Bain Capital. /PCWorld Albanian

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>