Harduer

Toshiba Tablet do të quhet “Antares”?

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Toshiba Tablet do të quhet “Antares”?

Sipas Android Police, Toshiba Tablet pritet të paraqitet në shitje gjatë pranverës së viti 2011, megjithëse ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë e saktë. Por në anën tjetër një gjë dihet se tableti do të ketë një ekran 10.1 inç me një rezolucion prej 1280 x 800 piksela.

Toshiba Tablet gjithashtu vjen i pajisur me një palë kamera, një me 5 megapiksel prapa dhe një me dy megapiksel para që i mundësojnë video-chat. Gjithashtu do të ketë HDMO, Bluetooth, miniUSB dhe port për kartela të memories microSD. Natyrisht sistemi operativ do  të jetë Android Honeycomb.

Sapo të kemi informata më shumë ne do t’ju njoftojmë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>