Toshiba zbulon Satellite U840W

Jun 9 2012
0 Shpërndarje
Toshiba zbulon Satellite U840W

Toshiba dëshiron që produkti i vet më i fundit Satellite U840W të jetë notebook të cilin do ta përdorni për të shikuar filma. Për këtë arsye kompania ka bërë këtë lëvizje të guximshme duke i dhënë ultabookut një ekran prej 14.4 inçësh, me një format 21:9 me rezolucion 1792×768. Toshiba gjithashtu ka shtuar bokse të cilësisë së lartë Harman/Kardon. Fatkeqësisht, ky notebook nuk posedon lexues Blu-ray, kështuqë duhet ose t’i shkarkoni filmat ose t’i blini DVD-të.

Për një ultrabook, Satellite U840W është shumë i hollë (20.8mm) dhe ka një kornizë elegante prej metali. Megjithatë, nuk peshon shumë, vetëm 1.814kg. Pjesët e tij të brendshme përfshijnë një 32GB SSD, 500GB HDD, një procesor Intel Core Ivy Bridge dhe RAM deri në 10GB DDR3. Portet e USB janë 3.0 si dhe gjithashtu ka dalje HDMI. Data e daljes në treg do të jetë për Q3 2012 (Korrik – Shtator) me çmim që fillon prej 899 paund.

Gjithsesi nuk mbaron me kaq. Kompania ka qenë shumë e frymëzuar, për këtë arsye ka nxjerrë dhe Saltellite U840 Ultrabook, një pajisje e ngjashme me trashësi 19.9mm dhe ekran normal 14.4 inç. Kur ky produkt të dalë në treg, gjëja më interesante do të jetë çmimi i tij, i cili fillon nga 599 paund.

Është gjithashtu dhe Portege Z930, një azhurnim në fushën e Ultrabook, ky i fundit ofron një përmirësim në jetëgjatësinë e baterisë si dhe një ekran më të madh. Së fundmi Toshiba ka nxjerrë një PC të kompletuar me emrin LX 830 të cilës i janë bashkëngjitur Freeview dhe lexues Blue Ray. Do të ketë ekran 23 inç HD si dhe gjithashtu nëqoftëse keni dëshirë, keni dhe mundësine e touchscreen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>