Siguri

Toshiba tërheq 41.000 laptopa për shkak të mbingrohjes

Sep 3 2010
0 Shpërndarje
Toshiba tërheq 41.000 laptopa për shkak të mbingrohjes

Toshiba ka postuar tërheqjen për disa modele Satellite T130 në forumin e saj të përkrahjes teknike. CPSC ka thënë se 129 raste të “mbingrohjes dhe deformimeve të plastikës në zonën e mbështjellësit rreth pjesës ku vendoset adapteri AC” thuhet në raport. Dy prej këtyre raporteve kanë rezultuar me “lëndime të lehta të djegies që nuk kanë kërkuar intervenim mjekësor” dhe me dy raste të dëmtimeve të lehta të pronës.

Toshiba ka thënë në ueb faqen e saj se problemi është si rezultat i një “rreziku nga porti hyrës DC”, që mund të shkaktojë shkrirje të kompjuterit ku vendoset adapteri AC.

Zgjidhja është tek një përditësim në BIOS, për të cilin kompania rekomandon që përdoruesit e ndikuar ta bëjnë menjëherë implementimin. Përditësimi ofrohet nga ueb faqja e Toshiba-së.

Modelet e prekura janë:

Satellite T135D-S1326, T135D-SP2012L, T135-SP2909R, T135D-SP2012M, T135-SP2013L, T135-SP2013M, T135D-S1322, T135-S1330, T135D-S1328WH, T135D-S1328RD, T135D-S1328, T135D-S1327, T135D-S1325WH, T135D-S1325RD, T135D-S1325, T135D-S1324, T135D-S1320, T135-SP2911R, T135-S1312, T135-S1310WH, T135-S1310RD, T135-S1310, T135-S1309, T135-S1307, T135-S1305WH, T135-S1305RD, T135-S1305, T135-S1300WH, T135-S1300RD, T135-S1300, T135-SP2911C, T135-SP2911A, T135-SP2910R, T135-SP2910C, T135-SP2910A, T135-SP2909C, T135-SP2909A

Satellite Pro T130-W1302, T130-EZ1301

Kjo nuk është hera e pare që Toshiba ka probleme me laptop që shkrihen. Kompania më herët ishte e përfshirë edhe në një tërheqje masive laptopësh në vitin 2007 të cilët u dërguan me bateri problematike të kompanisë Sony.

Lajmet e fundit>