Harduer

Touch Diamond i HTC shkëlqen

Jan 15 2009
0 Shpërndarje
Touch Diamond i HTC shkëlqen

Gjithashtu merrni edhe mundësinë TouchFLO 3D të HTC, që i vendos kontaktet, mesazhet tekst, e-mail, videon dhe muzikën në gishtat tuaj.

TouchFLO 3D më është dukur atraktiv dhe i lehtë për t’u përdorur, pavarësisht disa mangësive. Për shembull, shiriti në pjesën e poshtme të ekranit nuk më është dukur aq i përshtatshëm, sa edhe opsioni i mëparshëm Home Screen. Për shfletim në internet, mund të përdorni Internet Explorer Mobile dhe Opera Mobile. Opera mund të hapë uebfaqe të rregullta dhe faqe mobile, përmes rrjetit GPRS/EDGE ose Wi-Fi. Touch Diamond nuk po shihet në fakt si një telefon i drejtuar nga multimedia, por veprimi i telefonit me materiale multimediale më është dukur shumë i mirë.

Kamera digjitale me 3.2 megapiksel, 2X zoom, ka ofruar rezultate të kënaqshme. Ka të përfshirë opsionin për auto-fokus dhe balancim të dritës, si dhe programuesin e kohës. Gjen dhe opsionin për të bashkuar fotografitë, për të bërë një panoramë.

Touch Diamond vjen me një musicplayer që përkrah një numër të madh formatesh të popullarizuara, duke përfshirë MP3, AAC dhe WMA. Gjithashtu ka edhe aplikacionin e vet për YouTube. Në testet që kam realizuar në San Francisco Bay, kualiteti i thirrjeve ishte shumë i mirë, me zë të qartë dhe të lartë. Edhe pse nuk mundet të shuaj plotësisht epshin tuaj për iPhone, HTC Touch Diamond ia vlen që të blihet.

 

Lajmet e fundit>