Harduer

Toughpad, tableti i parë me një rezolucion Ultra HD 4K

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Toughpad, tableti i parë me një rezolucion Ultra HD 4K

DSCToughpad 4K përcaktohet si tableti i parë 20 inç në botë që ka një rezolucion Ultra HD 4K.

Tableti i destinuar më shumë për bizneset ka një ekran dhe një pamje të qartë si kristal me rezolucion 3840 x 2560 piksel.

Pajisja vjen me një mbështjellje të fortë për ta mbrojtur nga dëmtimet e ndryshme. Në një nga videot demonstruese Panasonic tregon se si Toughpad mund të përdoret në muzeume, si fiksohej fotoja, si zmadhohej e veprime të tjera.

Tableti punon me Windows 8.1 dhe suporton lapsin me prekje të Panasonic ku kompania pretendon se është i një standardi tjetër. Tableti ka një procesor Intel Core i5 vPro, me një memorie 8 GB, kartë grafike Nvidia GeForce dhe një hapësirë ruajtëse 256 GB.

Toughpad 4K do të jetë i disponueshëm në Eeuropë duke filluar nga nëntori me një çmim afërsisht 6000 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>