Biznes

Toyota elektrifikon gjithë linjën e makinave deri në 2025

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Në bashkëpunim me Panasonic do të zhvillojë bateritë e gjeneratës së re litium-ion. 13.3 miliard dollar do të investohen deri më 2030-ën në zhvillimin e baterive. Toyota elektrifikon gjithë linjën e makinave deri në 2025

Të hënën Toyota bëri të ditur planet e saj të elektrifikimit në përpjekje për të arritur rivalët e saj.

Prodhuesi Japonez i makinave prej vitesh ka investuar në makinat me hidrogjen dhe hibride.

Por, edhe pse udhëhoqi tregun me modelin Prius, kompania ka vendosur ti drejtohet makinave plotësisht elektrike me bateri.

Toyota do të ofrojë të paktën 10 modele me bateri duke filluar nga 2020-ta. Prodhimi i një version elektrik për çdo model që shet sot në treg deri më 2025-ën është një tjetër objektiv madhor i kompanisë.

Në bashkëpunim me Panasonic do të zhvillojë bateritë e gjeneratës së re litium-ion. 13.3 miliard dollar do të investohen deri më 2030-ën në zhvillimin e baterive.

Deri më 2030-ën kompania kërkon të shesë 5.5 milion makina elektrike. Lajmërimi i ditës së Hëne është deklarata më e fundit që vjen nga një prodhues makinash lidhur me planet e tyre të elektrifikimit.

Ka pasur kritika të cilat thonin se Toyota ka ngelur pas në këtë drejtim, andaj njoftimi përbën një hap madhor për kompaninë dhe imazhin e saj. /PCWorld Albanian

Tags >

Toyota
Lajmet e fundit>