Biznes

Toyota investon 500 milion dollarë në Uber

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu i jep jetë biznesit të Uber i cili ka humbur popullariteti pas një SUV i kompanisë me sistem vetëdrejtimi aksidentoi për vdekje një kalimtar. Toyota investon 500 milion dollarë në Uber

Toyota do të invesotjë 500 milion dollarë në Uber dhe së bashku do të punojnë në makinat me sistem vetëdrejtimi raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Toyota është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave ndërsa Uber është lideri i shërbimit taksi.

Ky partneritet afirmon përpjekjet e Uber për të zhvilluar makina me sistem vetëdrejtimi.

Gjithashtu i jep jetë biznesit të Uber i cili ka humbur popullariteti pas një SUV i kompanisë me sistem vetëdrejtimi aksidentoi për vdekje një kalimtar.

Që atëherë Uber ka ndaluar programin dhe makinat autonome. Investimi i radhës e vlerëson kompaninë në 72 miliardë dollarë.

Sistemit autonom të Uber do ti bashkohet sistemi Guardian i Toyota me funksione të avancuara sigurie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>