Softuer

Toyota, teknologji parandaluese në raste aksidenti

Jul 23 2011
0 Shpërndarje
Toyota, teknologji parandaluese në raste aksidenti

Toyota ka shfaqur disa prej inovacioneve të saja të ardhshme të sigurisë në një demonstrim para gazetarëve të mbajtur gjatë kësaj jave në Tokio, Mount Fuji. Shumë prodhues anembanë botës janë duke punuar rreth teknologjive të sigurisë për të avancuar nivelin e përgjithshëm të saj në trafik. 

Veturat që ngadalësojnë apo ndalen në mënyrë automatike para një objekti apo një personi që është në rrezik ndaj një aksidenti të mundshëm nuk janë ndonjë risi. Por sistemi më i ri i Toyota’s që merr përsipër timonin është një veçori e re. Me sistemin e ri Toyota përdor kamera dhe një radar super të ndjeshëm që quhet “millimeter-wave”. Këto teknologji janë të vendosura në pjesën e përparme të veturës dhe shërbejnë për të vëzhguar situatën në rast të rreziku të mundshëm, siç mund të jetë rasti me një këmbësor që po kalon rrugën.

Vetura kalkulon sa duhet frenuar dhe sa duhet drejtuar timonin në mënyrë që të evitohet goditja. “Ne duhet të mësojmë prej aksidenteve dhe duhet të bëjmë përmirësime të vazhdueshme në veçori të sigurisë” tha Moritaka Yoshida, shef i teknologjisë së sigurisë pranë Toyota. 

Toyota nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth asaj se kur do të paraqitet më saktësisht në treg, por megjithatë është shtuar se po punohet në testimet të mëtutjeshme drejt perfeksionimit të teknologjisë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>