Lajmet

Trafiku i BitTorrent është reduktuar në SHBA, por ka pësuar rritje në çdo vend tjetër të botës

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Trafiku i BitTorrent është reduktuar në SHBA, por ka pësuar rritje në çdo vend tjetër të botës

netflix-tvSipas kompanisë Sandvine, trafiku i BitTorrent në Amerikën e Veriut ka pësuar një rënie prej 7.39%. Bëhet fjalë për një ule të konsiderueshme duke qenë se vlera është matur gjatë orëve më intensive të trafikut.

Kjo është hera e parë që trafiku i BitTorrent pëson një rënie drastike (20% në gjashtë muajt e fundit) në Amerikën e Veriut. Megjithatë pavarësisht këtij efekti në SHBA, trafiku i BitTorrent vazhdon të ketë një pozicion të qëndrueshëm kudo në botë.

Në fakt, ky trafik ka pësuar rritje në Europë ku rreth gjysma (48%) e trafikut drejt serverave (upstream) i përkiste aktiviteteve lidhur me BitTorrent, përsëri bëhet fjalë për orët më intensive të trafikut.

Trafiku i BitTorrent po pëson gjithashtu rritje në Azi dhe në Amerikën Latine ku përbën përkatësisht 21% dhe 11% të trafikut total të Internetit.

Vlen të theksohet se trafiku i përgjithshëm i internetit ka pësuar rritje në këto rajone si rezultat i rritjes së klasës mesatare të njerëzve në ato vende të botës.

Do të jetë interesante të shohim se çfarë ndryshimi do të pësojë trafiku i BitTorrent nëse shërbime të tilla si Netflix dhe Hulu Plus ofrojnë çmime më të larta për konsumatorët.

Nuk mund të mohojmë se konsumimi i videove ekonomike kanë ndikuar në reduktimin e trafikut të BitTorrent apo platformave të tjera që mundësojnë shpërndarjen e dokumenteve dhe materialeve të ndryshme në Amerikën e Veriut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>