Lajmet

Trafiku ndërmjet serverëve të Google është i enkriptuar për të penguar përgjimin e NSA-së

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Trafiku ndërmjet serverëve të Google është i enkriptuar për të penguar përgjimin e NSA-së

111Google ka njoftuar se ka përmirësuar enkriptimin për shërbimin e saj të e-mail-eve, Gmail, duke rritur sigurinë për të mbrojtur përdoruesit nga ata që tentojnë të “fusin hundët” në të dhënat e tyre, veçanërisht institucionet qeveritare. Duke filluar që dje, Gmail do të përdorë gjithmonë një lidhje të enkriptuar HTTPS kurdo që një përdorues kontrollon e-mail-in e tij, ose dërgon një mesazh të shkruar zyrtar. Sipas Google, kjo mbrojte e konsoliduar do të sigurojë që e-mail-et tuaja që dërgoni të jenë të sigurta nga çdolloj përgjimi kur mesazhi transmetohet nga kompjuteri juaj për në qendrat e të dhënave të Google. Kjo do të thotë se ju jeni i mbrojtur pavarësisht se në çfarë rrjeti jeni të ndërlidhur, qoftë ky publik ose diçka tjetër.

Mbase më e rëndësishme për tani është se mesazhet brenda qendrave të të dhënave të Google do të jenë të enkriptuara, kështu që edhe kur mesazhi juaj kalon nga serverët e Gmail për tek marrësi përsëri të dhënat janë të mbrojtura. Kjo ka shumë rëndësi në një kohë kur u zbulua se NSA ndërhynte në sistem duke prerë kabllot ndërmjet qendrave të të dhënave të kompanive teknologjike në SHBA, për të vjedhur informacion direkt. Google i quan të gjitha veprimet për të parandaluar të tilla raste të një prioriteti shumë të lartë pas raportimeve të verës së shkuar.

Më fjalë të tjera: “Tërhiqu NSA”

Këto veprime të ndërmarra nga Google duhet të aplikohen edhe për shërbime të tjera jo vetëm për e-mail-et. Enkriptimi duhet të jetë i përhapur kudo dhe hermetik, si brenda dhe jashtë qendrave të të dhënave. Start Up e organizuara po fillojnë të fokusohen më së shumti në këtë drejtim. Nëse ata nuk mund ti mbajnë duart larg të dhënave tona, atëherë të sigurohemi se edhe sikur ti vjedhin të mos mund ti lexojnë. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleNSA
Lajmet e fundit>