Analiza

Tragjedia e quajtur “Nokia N9”

Jun 21 2011
0 Shpërndarje
Tragjedia e quajtur “Nokia N9”

N9 bazohet në MeeGo, një sistem operativ që dikur ishte supozuar të jetë shpëtimtari i Nokia’s. Bazuar në Linux dhe krijuar në bashkëpunim me Intel, MeeGo është dizajnuar që të punojë në telefona, talbet dhe laptop të vegjël, që në fakt nënkupton një bashkësi të produkteve për shfrytëzim personal. 

Fatkeqësisht MeeGo ishte i ngadalshëm në hapat drejt materializimit dhe Nokia shumë shpejt u bë i parëndësishëm. Në shkurt, Nokia paralajmëroi një partneritet me Microsoft duke u pajtuar për të prodhuar harduer për Windows Phone 7. MeeGo më pas u bë një mundësi mësimi në vend të një strategjie shpëtimi për Nokia’n.

Edhe pse është telefoni i parë me Meego, emocionet apo ajo pjesa “aaa….” mungojnë. Telefoni ka një ndërfaqe atraktive, nuk ka butona në pjesën e përparme dhe çdo gjë kontrollohet nga prekjet dhe rrëshqitjet e gishtit nëpër ekran.

Dy herë e shtypni ekranin për ta dërguar në gjumë. Ju rrëshqitni gishtin nga e majta në të djathë për të hapur një meny që hap të gjitha aplikacionet. Ju shtypni atë listë të aplikacioneve për të shikuar më shumë aplikacione të hapura në të njëjtën kohë. Më tej janë tre meny – një për lansimin e aplikacioneve të reja, një për menaxhimin e atyre që janë të hapura dhe një për paralajmërime dhe rrjete sociale.

Edhe hardueri duket i mirë, me një dizajn të pastër që mbështetet në AMOLED 3.9 inç, kamerë 8 megapikselëshe me fokus Carl Zeiss, dhe memorie të brendshme mes 16 dhe 64GB.

Po ku qëndron problemi? 

Nokia është bërë Windows Phone. Kjo nënkupton se MeeGo do të ketë përkrahje të limituar dhe rrjedhimisht interesi i zhvilluesve të palëve të treta do të jetë i limituar. Kjo në kthim nënkupton telefon të padobishëm, dhe jo atraktiv për blerësit potencial. E as data e paraqitjes në treg apo çmimi ende nuk dihet. 

Lajmet e fundit>