Softuer

Train Simulator 2012, paraqitet me 23 shtator

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Train Simulator 2012, paraqitet me 23 shtator

“Ne jemi të lumtur dhe të fascinuar mbi mënyrën sesi  ka mbështetur në mënyrë entuziaste komuniteti linjën simuluese të RailWorks” tha Paul Jacskon CEO i Rainsimulator.com. “Railworks 2 ka qenë një sukses botëror gjatë vitit të kaluar, dhe këtu kanë ndikuar edhe shtojcat eshumta që u kanë mundësuar lojtarëve ta bëjnë lojën sipas nevojave të veta, 

Train Simulator 2012 premton të jetë simuluesi më i avancuar në botë për drejtim të trenave, me grafikën më të fuqishme të pranishme për PC dhe me inovacionet teknike, duke tentuar që të krijohet një ndjenë realiteti që nuk është parë në PC. Çdo pjesë e lojës thuhet se është dizajnuar për ta bërë lojtarin të ndihet se është nën kontroll të lokomotivës.

Me 15 lokomotiva të detajuara dhe të sakta prej kohës së avullit deri në ditët e sotme dhe me tetë rrugë të ndryshme që veçohen me sinjalizim origjinal, stacione dhe terren, Train Simulator 2012 ofron me qindra orë sfiduese dhe argëtuese. RS Career System mundëson që lojtarët të garojnë me ngasës tjerë nëpër botë apo mund të zgjedhin rrugë dhe të mbledhin gjëra si lokomotiva të shkarkueshme prej interneti, rrugë shteës, etj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>