Lajmet

TransferWise lançon transfertat ndërkombëtare të parave në Messenger

Feb 21 2017
0 Shpërndarje
Kompania e njohur e transfertave të parave TransferWise lançoi një shërbim të ri nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të dërgojnë para nga Facebook Messenger. TransferWise lançon transfertat ndërkombëtare të parave në Messenger Photo Source: Reuters

Startupi me seli në Londër tha ditën e Marte se ka zhvilluar një program të automatizuar siç njihen ndryshe si “chatbot” i cili mund të kryejë blerje online.

Përmes tij përdoruesit mund të dërgojnë para tek miqtë dhe familja në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Europë nga Messenger.

Facebook e mundëson diçka të tillë prej kohësh në Messenger por vetëm në SHBA dhe jo ndërkombëtarisht. TransferWise tha se shërbimi i ri sjell për herë të parë transfertën e para ndërkombëtarisht nga Messenger.

Rrjeti social ofroi aplikacionin e komunikimit për zhvilluesit në Prill të vitit të kaluar dhe mund të zhvillonin robotë.

Sot robotët e komunikimit janë një temë e nxehtë e teknologjisë falë avancimeve të arritura në inteligjencën artificiale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>