Ja se si

Transportojini bookmark-et tuaja lehtësisht ndërmjet shfletuesve

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Transportojini bookmark-et tuaja lehtësisht ndërmjet shfletuesve

Në parim duket si një problem jashtëzakonisht i thjeshtë, por shumë përdorues ende nuk dinë se si ta zbatojnë: Supozoni se keni blerë një kompjuter të ri dhe doni të kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtësisht bookmark-et (faqet e preferuara) të regjistruara në shfletuesin e kompjuterit të vjetër në atë të kompjuterit të ri.

Nëse keni përdorur Google Chrome, shkoni tek “Bookmark manager” dhe klikoni “Organize“.

Më pas zgjidhni “Export my bookmarks to an HTML file“, duke zgjedhur vendndodhjen se ku dëshironi ta ruani skedarin. Që këtu, duke përdorur e-mailin, ndarjen e skedarëve apo një thumb drive, mund t’i kaloni bookmark-et tuaja lehtësisht në kompjuterin e ri.

Kur të kaloni në kompjuterin e ri, nga menuja e Chrome zgjidhni fillimisht “Bookmarks” dhe më pas opsionin “Import bookmarks and settings“.

Gjithsesi, ka edhe një mënyrë më të thjeshtë duke përdorur Chrome. Bëni “sign in” kur përdorni shfletuesin. Në këtë mënyrë, sa herë që të përsërisni të njëjtin veprim në një kompjuter tjetër, “bookmark-et” do të udhëtojnë bashkë me ju, falë sinkronizimit që realizohet nga shfletuesi.

Nëse përdorni Firefox, shkoni tek menuja “Firefox” në krye të ekranit (majtas) dhe klikoni “Bookmarks“. Do t’ju shfaqet libraria me faqet e preferuara që keni ruajtur.

Pasi të keni selektuar “All Bookmarks” ose të keni zgjedhur ato që dëshironi të eksportoni, klikoni “Import and backup” dhe më pas “Export Bookmarks to HTML file“.

Për të kryer sinkronizimin si në rastin e Google Chrome, klikoni menunë “Firefox” dhe më pas zgjidhni “Set-up sync“. Nëse nuk keni një llogari, do të pyeteni për të hapur një të re.

Opsionin për importim e gjeni në të njëjten mënyrë si atë të eksportimit (“Import and backup“). (PCWorld Albanian)

chrome firefox

Lajmet e fundit>