Lajmet

Tranzicioni nga Messenger në Skype është shtyrë për 8 prill

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Tranzicioni nga Messenger në Skype është shtyrë për 8 prill

Skype with messengerGjatë muajit janar, Microsoft lajmëroi që do të nxirrte nga funksioni shërbimin e vet Messenger dhe do ta zëvëndësonte atë me shërbimin Skype, më 15 mars.

Sidoqoftë, përdoruesit tani mund të presin pasi ky ndryshim i madh nuk do të bëhet deri më 8 prill.

Të premten, Microsoft lajmëroi që migrimi do të fillojë me shtetet anglisht-folëse dhe do të përfundojë me ato që flasin gjuhën braziliane-portugeze më 30 prill. Përdoruesit duhet të kalojnë në Skype pa pasur asnjë mundësi refuzimi.

Duke pasur parasysh që përdoruesit nga të gjitha shërbimet tani do të bashkohen në Skype, bashkimi do të ofrojë nxitje për të dy kompanitë.

Me miliona përdorues të Microsoft dhe Skype, është e kuptueshme që përdoruesit nga të dyja palët do të kenë përfitime. Skype gjithashtu zotëron rreth një të tretën e trafikut botëror të telefonisë, duke sjell më tepër vlera tek gjiganti softuerik.

Microsoft bleu Skype në janar pas shumë spekulimesh. Transaksioni arriti vlerën prej 6 miliardë dollarë. (PC World Albanian)

Tags >

MSNSkype
Lajmet e fundit>