Lajmet

Tranzistori i parë molekular në Botë

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
Tranzistori i parë molekular në Botë

Metodat konvencionale të prodhimit të qarqeve të integruara po i afrohen limitit të tyre, Intel dhe të tjerë kanë filluar të ngadalësojnë ritmet e zhvillimit të pajisjeve tani që kanë hyrë në 32 nm për një arsye: litografia, apo gdhendja e silicit nëpërmjet lazerave super të saktë mund të përdoret deri në 22, maksimumi 16 nm, çka do të thotë se brenda 4-5 viteve, këto kompani duhet të kenë një alternativë tjetër për të vazhduar të zvogëlojnë përmasat e pajisjeve të integruara.

Një ekip shkencëtarësh i përbërë nga pjestarë të Yale University dhe Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së Gwangju, Kore e Jugut, kanë arritur të krijojnë një tranzistor nga një molekulë e vetme benzeni.

Këto shkencëtarë arritën të tregonin se një molekulë benzeni, e ankoruar në kontakte solide mund të sillej si një tranzistor konvencional, kështu, gjendjet e energjisë së molekulës mund të manipulohen duke kontrolluar tensionin e aplikuar në kontaktet dhe kontrolli i këtyre gjendjeve nga ana tjetër, lejon kontrollin e rrymës. BINGO! – ja ku kemi një tranzistor.

Përdorimi i molekulave për të ndërtuar kompleksitetin në rritje të qarqeve të integruar është kufiri i ardhshëm i kësajë teknologjie por sidoqoftë, shkencëtarët theksojnë se kompjutera të cilët shfrytëzojnë këtë teknologji mund të jenë të disponueshëm vetëm disa dekada më vonë.

Lajmet e fundit>