Analiza

Tre arsye pse Microsoft kërkon të heqë dorë nga Windows Desktop

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Tre arsye pse Microsoft kërkon të heqë dorë nga Windows Desktop

MicrosoftPërditësimi i Windows 8 nëpërmjet Windows Blue tregon shumë qartë se Microsoft do ti japë fund zhvillimit të Windows për desktop. Ka disa arsye pse Microsoft ka vendosur të ndjekë këtë rrugë.

Kërkon përhapje më të gjere të Windows Phone dhe tabletëve Windows

Deri tani jemi në dijeni se platformat mobile te Microsoft nuk kanë korrur suksesin që kompania pretendonte. Nga zhvillimet e fundit të teknologjisë është vënë re se mobiliteti është e ardhmja ndaj përfaqëson rritjen, ndërsa kompjuterët tradicionalë janë e shkuara ndaj përfaqësojnë një treg statik në gjendjen optimale ose një rënie të biznesit në rastin më të keq.

Kjo është arsyeja pse Windows 8 është krijuar për të qenë më i përshtatshëm për tabletët me ekran me prekje sesa për kompjuterët tradicionalë.

Microsoft dëshiron të familjarizojë përdoruesit me ndërfaqen e re Metro në kompjuterët tradicionalë me shpresën se më vonë do të rritet kërkesa për pajisjet mobile me të njëjtën ndërfaqe.

Unifikimi i sistemit operativ

Windows 8 është një përzierje e dy sistemeve të ndara operative: Sistemi modern Metro i orientuar në ekranet me prekje si dhe sistemi tradicional i orientuar nga desktop-i. Navigimi midis këtyre dy sistemeve shkakton konfuzion prandaj zgjidhja e problemit qëndron sërish në largimin e versionit për desktop. Duhet të ekzistojë vetëm një ndërfaqe, ajo “moderne”.

Përqendrimi i organizatave në versionet e ardhshme të Windows

Windows DesktopShumë njerëz besojnë se Microsoft nuk ka për të hequr asnjëherë dorë nga Desktop-i sepse ekzistojnë shumë organizata që kanë krijuar aplikacione të bazuar në versionin e Windows Desktop. Megjithatë Microsoft kërkon që të drejtojë dhe programimin në një drejtim tjetër duke u bazuar në programimin modern të aplikacioneve. Për të arritur akoma më tepër sukses me versionin e ri të Windows nuk mjafton vetëm përfshirja e përdoruesve të thjeshtë, është shumë e rëndësishme edhe përfshirja e zhvilluesve.

Në vitin 2010 Gartner ka raportuar se ndërmarrjet po përdornin aplikacionet Windows gjithnjë e më pak. Aktualisht besohet se vetëm 45% e portofolit të organizatave përbëhet nga aplikacionet Windows, deri në vitin 2020 besohet se kjo shifër do të përgjysmohet madje reduktimi i rëndësisë së desktop-it mund ta përshpejtonte këtë gjë.

Është e qartë se Microsoft kërkon që kompanitë të mbështeten në modelin e ri të programimit duke përfituar nga ekzekutimi i të njëjtit aplikacion në kompjuterët tradicionalë, tabletët Windows 8, tabletet Windows RT si dhe në pajisjet me Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>