Lajmet

Tre ditë ndërprerje, a është hakuar Skype?

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit nuk ishin në gjendje të qaseshin në llogaritë e tyre e jo më të dërgonin dhe merrnin mesazhe apo të kryenin thirrje. Tre ditë ndërprerje, a është hakuar Skype?

Pas tre ditësh probleme të vazhdueshme me konektivitetin të cilat lanë përdoruesit pa shërbim, kompania tha ditën e sotme se ky problem është zgjidhur.

Përdoruesit nuk ishin në gjendje të qaseshin në llogaritë e tyre e jo më të dërgonin dhe merrnin mesazhe apo të kryenin thirrje.

Vendimi i Microsoft për ta mbajtur të fshehtë këtë është një indikator i fortë se pas kësaj ndërprerje e cila prekur të gjithë përdoruesit Evropian mund të ketë qenë një grup hakerash.

Kur problemi është teknik në natyrë, kompanitë kanë tendencën ta raportojnë atë. Madje ato japin informacion lidhur me të duke dhënë edhe afate të zgjidhjes së problemit.

Skype nuk tha asgjë tërë javën duke shtuar zërat se ka pasur një hakim të platformës. Një grup hakerash me emrin CyberTeam ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Vërtetësia e kësaj ngjarje ende nuk mund të konfirmohet, por vetëm një sulm DDoS mund ta ketë shkaktuar ndërprerjen. Microsoft vijon të heshtë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>