Analiza

Tre ish-inxhinierë të Google kanë ndërtuar një klon të Microsoft Surface

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Tre ish-inxhinierë të Google kanë ndërtuar një klon të Microsoft Surface

detail_02.0.0Tableti i Microsoft ,Surface ka inspiruar shumë klone në shumë pak kohë. Më i veçanti i tyre është kloni më i fundit, kjo për shkak se ai është ndërtuar nga tre ish-inxhinierë të kompanisë Google; Jeremy Zhou, David Ko dhe Ben Luk punonin për produkte si Google Maps dhe Search në kompaninë gjigante të teknologjisë. Të tre së bashku, ata formuan Jide Technology në 2014 që konsistonte në krijimin e një tablete të kombinuar me një laptop.

Rezultati i gjithë kësaj është një ultra tablet që mund të përdoret së bashku me një tastierë. Ajo duket identike me tabletin Microsoft Surface, është një kopje perfekte e saj. Bëhet fjalë për një tablet 11.6 inç, që përdor një sistem operativ të modifikuar Android ku përfshihen disa nga veçoritë e Android Lollipop.  Përsa i përket specifikave të tjera, ky klon ka një ekran me rezolucion 1920×1080, 2GB RAM dhe procesor Nvidia Tegra 4+1. Jide ka planifikuar të lançojë tabletin e quajtur Remix në Shtetet e Bashkuara brenda këtij viti me një çmim prej 349 $ për modelin bazë 16GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>