Lajmet

Tre këshilla për të mbajtur të pastër inboxin në Outlook

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Tre këshilla për të mbajtur të pastër inboxin në Outlook

outlook-email-100057525-largeOutlook ka qenë në përdorim prej vitesh tashmë nga Microsoft-i si shërbim i shkëmbimit të e-mail-eve. Llogaritë e Hotmail për mbi një dekadë kanë qenë të përhapura. Për shkak se konkurrentë si Gmail kanë qenë gjithmonë më shumë aktivë dhe tërheqës për përdoruesit, Microsoft gjithashtu ka bërë përditësime herë pas here në Outlook, përfshirë një ndërfaqe grafike më moderne për përdoruesit, një integrim pak më social dhe veçori të reja në të. Por si të gjitha shërbimet e këtij lloji, edhe kutia në hyrje, ose inboxi në Outlook mund të bëhet rrëmujë me e-maile të reja. Më poshtë janë tre këshilla praktike se çfarë mund të bëjnë përdoruesit për të mbajtur të pastër e të rregullt inboxin në Outlook.

Planifikoni një pastrim

sweep-100248326-largeOutlook ju lejon që ta pastroni inboxin shumë lehtë me anë të Sweep. Kjo veçori ju lejon që automatikisht të fshini mesazhet nga dërgues specifikë të zgjedhur ose edhe mund t’i kaloni ato e-maile në një folder tjetër. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni me Sweep është që të planifikoni që rregullisht në një periudhë të caktuar kohore të bëhet një pastrim automatik. Në këtë mënyrë as nuk ju duhet pse të shpenzoni shumë kohë duke pastruar manualisht inboxin tuaj.

Integrimi në OneDrive

outlook-share-from-onedrive-100248325-largeNgjashëm si integrimi i Gmail në Google Drive që u bë i mundur në vitin 2012, Outlook integrohet me OneDrive (emri që iu ndryshua para disa ditësh nga SkyDrive). Nuk është aspak shqetësim për përdoruesit që të dërgojnë materiale me madhësi të madhe pasi OneDrive lejon ngarkimin e atyre materialeve e dërgimin e një e-maili nga ku mund të shkarkohen. Edhe mënyra që ofron Microsoft për ngarkimin në OneDrive është e lehtë për këdo përdorues fillestar.

Pamja e Outlook

view-100248324-mediumInboxi në Outlook përfshin një sërë menush nga ku mund të zgjidhni çfarë të shihni në Outlook. Duke selektuar opsionin e preferuar, mund të zgjidhni që të shihni vetëm tipe të ndryshme e-maili nga disa tipe të paracaktuara.

Mund të përdorni menunë lart në të djathtë të shiritit mbi listën e e-mail-eve. Nga opsionet mund të zgjidhni që të shihni vetëm e-mailet e palexuara, vetëm mesazhet nga kontaktet, ose vetëm abonime nga faqe interneti, etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>