Lajmet

Tre pjesëtarë të Anonymous akuzohen për sulme të llogarive PayPal

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Tre pjesëtarë të Anonymous akuzohen për sulme të llogarive PayPal

Pavarësisht mendimit që keni për Anonymous, ata janë kthyer nga një grup që lufton për lirinë onlinë, në një grup të padobishëm që e prishin internetin për të gjithë.

Tani PayPal ka çuar katër pjesëtarë të Anonymous në gjyq në lidhje me sulme që janë bërë kundër kompanisë.

Kompania thotë se ka humbur 3.5 milionë paund dhe 3 nga 4 personat e arrestuar janë shpallur fajtorë.

Ata janë 27 vjeçari Ashley Rhodes nga Londra, 24 vjeçari Peter Gibson nga Hartlepool dhe një 18 vjeçar emir i të cilit nuk është bërë publik.

Ky sulm ishte evolucioni i një ideje të dhënë nga Gibson për të sulmuar uebfaqen e këngëtares Lily Allen e cilia është e njohur për qëndrimin që ka në lidhje me piraterinë. Sulmet ishin pjesë e “Operation Payback”.

Qëllimi ishte marrja hak kundër Julian Assange i Wikileaks. Kur uebfaqja u rrëzuar prokuroi Sandip Patel thotë se përdoruesit pasi klikonin te ajo faqe u dilte një mesazh “You’ve tried to bite Anonymous hand. You angered the hive and now you are being stung.”

Nuk ka një organizatë të mirëfilltë të quajtur Anonoymous pasi ata operojnë në sisteme të ndryshme .

Kushdo mund të bëhet Anonymous, dhe 3 pjesëtarët e mësipërm ishin anonimë, të paktën për një farë kohe. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>