Ja se si

Tre rregulla të thjeshta për të blerë një laptop të ri

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Tre rregulla të thjeshta për të blerë një laptop të ri

Po vjen ajo periudhë e vitit në të cilën miqtë, pjesëtarët e familjes, të afërmit ju pyesin nëse mund t’i ndihmoni të zgjedhin një laptop të ri. Ka shumë pyetje si: “Çfarë lloj të ble?” apo “Çfarë do të më duhet?”.

Madje edhe dyshimi mes të zgjedhurit të një tableti në vend të laptopit po bëhet një mëdyshje mjaft e përhapur kohët e fundit. Nuk është e vështirë t’iu përgjigjesh këtyre pyetjeve. P.sh, një tablet mund të zëvendësojë laptopin nëse e përdorni këtë të fundit për të naviguar në ueb apo për të lexuar e-mailet.

Nëse keni vërtet punë për të bërë, qoftë për shkollë apo për profesionin tuaj apo edhe për çështje të jetës së përditshme, atëherë zgjedhja e duhur është laptopi.

Por çfarë lloj laptopi mund të zgjidhni? Me tre rregullat e mëposhtme iu lehtësojmë shumë zgjidhjen e dilemës që mund të keni:

1. Zgjidhni një laptop me të paktën 4GB RAM

Për ata që nuk marrin shumë vesh nga kompjuterët, kjo do të thotë 4 gigabytes kujtesë. Ka shumë laptopë që kanë 2 GB RAM, por një madhësi e tillë nuk është e mjaftueshme.

2. Nëse mund ta përballoni, blini një sistem me një SSD

SSD është shkurtimi për “solid-state drive”, e cila punon shumë më shpejt, gjeneron më pak nxehtësi dhe harxhon më pak energji se hard drive-rat tradicionalë. Vërtet do të paguani më shumë dhe do të merrni më pak hapësirë (p.sh, një SSD 128GB mund t’ju duket pak para një hard drive 500GB) por përparësitë lidhur me shpejtësinë e justifikojnë çmimin.

3. Provojeni para se ta blini

Edhe pse nuk ndodh shpesh që të eksploroni të gjithë laptopët në një dyqan, mund të gjeni disa të tilla ku mund t’i provoni. Është diçka që duhet ta bëni patjetër. Sigurisht që mund të blini edhe online, por përpiquni ta provoni më parë diku.

Edhe një “rregull” të fundit

Ndoshta mund ta keni vënë re që procesori nuk është përmendur. Nëse nuk keni ndërmend të editoni shpesh video apo të luani lojëra intensive në aspektin e grafikës, atëherë procesori nuk përbën ndonjë problem të madh. Në përgjithësi, të gjithë janë goxha të shpejtë në ditët e sotme. (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>