Lajmet

Tre shkurtime të dobishme nga tastiera për mëngjerashët

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Tre shkurtime të dobishme nga tastiera për mëngjerashët

644670214602260395Ata që e përdorin mouse-in e kompjuterit me dorën e majtë mbase nuk e dinë që shkurtime nga tastiera si prerja (cut), kopjimi (copy) apo ngjitja (paste) kanë ekuivalentet e tyre në pjesën e djathtë të tastierës.

Përgjithësisht, për prerjen, kopjimin dhe ngjitjen do t’ju duhej të përdornit shkurtimet Ctrl+X, Ctrl+C, dhe Ctrl+V, të cilat përdoren zakonisht me dorën e majtë. Ja se cilat janë alternativat nëse doni t’i përdorni ato me dorën e djathtë:

*   Prerja: Shift+Delete
*   Kopjimi: Ctrl+Insert
*   Ngjitja: Shift+Insert

Këto shkurtime nga tastiera funksionojnë në Windows, Gnome dhe KDE. Mos harroni se Shift+Delete funksionon vetëm për prerjen e tekstit. Nëse e përdorni në një skedar në Windows, do ta fshijë skedarin direkt, pa e kaluar më parë në Recycle Bin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>