Lajmet

Tre “zakone” pozitive që duhet të nisin përdoruesit e PC-ve në vitin 2013

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
Tre “zakone” pozitive që duhet të nisin përdoruesit e PC-ve në vitin 2013

Viti i ri po vjen dalëngadalë dhe bashkë me të planifikojmë edhe një listë vendimesh që do të marrim. Për shumë njerëz, ato mund të jenë “të dobësohen”, apo “të lenë duhanin”. Nëse jeni lexues i PC World, konsideroni mes tyre edhe disa zakone të reja që duhet t’i bëni pjesë të jetës suaj në kompjuter, në mënyrë që ta përmirësoni atë.

1. Bëni rregullisht backup: e dimë që e dëgjoni shpesh, por është një nga gjërat kryesore që duhet të bëni në kompjuterin tuaj. Merrni parasysh pasojat e pritshme nëse i humbisni të gjitha të dhënat tuaja, dokumentat Word, fotot, videot etj. Nuk ndodh shpesh, por në pjesën më të madhe të rasteve i gjen njerëzit të papërgatitur. Sigurohuni që jeni të regjistruar në një shërbim cloud, për shembull CrashPlan, Mozy, dhe SugarSync. Ruani atje automatikisht të gjitha materialet më të rëndësishme. Kështu nuk keni pse shqetësoheni më.

2. Shikoni mirë aty ku klikoni, bëhet fjalë për butonat e rremë të shkarkimit. Mund t’ju shtohen toolbare apo skedarë të tjerë të rrezikshëm. Është e thjeshtë të klikoni butonat e mëdhenj që shkruajnë “Download” apo të klikoni gjithmonë “Next” gjatë instalimit të një softueri. Përveçse mund të shtoni opsione të panevojshme në shfletuesin tuaj, mund të merrni viruse, spyware, malware etj. Për më tepër, mund t’i referoheni këtij artikulli nga PC World.

3. Mbajeni “pastër” kompjuterin, mos harroni se pluhuri mund ta shkatërrojë kompjuterin apo laptopin tuaj. Sigurohuni që ta pastroni ventilatorin të paktën njëherë në gjashtë muaj. Kujdesuni për kompjuterin tuaj dhe mos harroni t’i kryeni këto detyra rregullisht. Nëse e keni të vështirë t’i mbani mend, vendosni një kujtesë në kalendar. (PCWorld Albanian)

2013

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>