Lajmet

Tregjet e vendeve në zhvillim po furnizojnë rritjen e trafikut ndërkombëtar të thirrjeve telefonike

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Tregjet e vendeve në zhvillim po furnizojnë rritjen e trafikut ndërkombëtar të thirrjeve telefonike

news20150113-1Sipas të dhënave më të reja që vinë nga studimi mbi tregun e telekomunikacionit drejtuar nga TeleGeography, trafiku ndërkombëtar i telefonisë po vazhdon të rritet pavarësisht sfidave. Trafiku ndërkombëtar u rrit me 6% në 2013 me 542 miliard minuta të konsumuara dhe mendohet që kjo shifër të ketë shkuar në 569 miliard në 2014.

Edhe pse rritja është duke u ngadalësuar, trafiku ndërkombëtar i thirrjeve është katërfishuar që nga 2000, kjo për shkak të shtimit të planeve tarifore për thirrjet ndërkombëtare. Në 2000, 2/3 e të gjitha thirrjeve ndërkombëtare ishin kryer nga vendet me ekonomi të zhvilluar. Linjat fikse në vendet e zhvilluara ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e trafikut të thirrjeve në të gjithë botën. Ndërsa sot këto pozita kanë ndryshuar terësisht. Mes 2000 dhe 2013, trafiku mobil në tregjet në zhvillim është rritur nga viti në vit me 32 %, në 245 miliard minuta, ndërsa trafiku fiks në vendet e zhvilluara është rritur me 4% në 109 miliard minuta. Telefonët mobil në tregjet në zhvillim tashmë mbajnë 45 % të gjithë trafikut ndërkombëtar dhe 63 % të gjithë trafikut ndërkombëtar telefonik.

Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e trafikut të thirrjeve në vendet në zhvillim janë ulja e kostove. Gjithsesi kjo rritje ka filluar të zbehet në 2013 ku ishte në nivelet e 9%. Një analist i Telegeography konfirmoi se kjo rritje e trafikut në vendet në zhvillim është si rezultat i rritjes së penetrimit të telefonisë mobile dhe uljes së kostove. Për të mos harruar se një pjesë e madhe e këtyre vendeve kanë një penetrim të shërbimeve mobile në nivelin e 100 %. Për shembull, Shqipëria ka penetrimin më të lartë të shërbimeve mobile në Europë me 189 %.

Ndërkohë që konsolidimi i tregjeve mobile në vendet në zhvillim në të ardhmen është e pashmangshme, kjo përbën një sfidë më vete edhe për operatorët mobil të cilët janë vazhdimisht nën presionin e kostos. Sot në të gjithë botën llogariten 8.3 miliard abonentë fiks dhe mobil. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>