Lajmet

Tregohen detaje lidhur me Office 2016

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Tregohen detaje lidhur me Office 2016

microsoft_office_logoMesa duket kompania Microsoft nuk u ka dhënë fund lajmërimeve të saj të mëdha. Ditën e enjte kompania ka zbuluar planet e saj për Office, kur lajmëroi edhe Office për Windows 10 dhe Office 2016. Paketa Microsoft Office për Windows 10 është versioni me prekje i Office, gjë për të cilën kemi dëgjuar të flitet pafund kohët e fundit. Kjo gjë përfshin versione me touch të Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe Onenote, është shprehur Microsoft, dhe për këtë arsye është një version i cili do të përdoret gjerësisht në telefonët dhe tabletët tuaj.

Do të jetë falas për të gjitha pajisjet Windows 10 dhe “i disponueshëm për shkarkim” për pajisjet e tjera. Për momentin, Office 365 për pajisjet Android dhe iOS është falas, prandaj duket se kompania do të vazhdojë me këtë strategji. Office për Windows 10 është vendosur të lançohet më vonë këtë vit por do të jetë i disponueshëm për Windows 10 Technical Preview në javët në vijim, shprehet Microsoft.

PCWorld Albanian ju fton që të ndiqni këtë video e cila ju tregon më qartë se çfarë duhet të prisni nga aplikacionet e paketës Office për Windows 10.

Ndërkohë, Office 2016 është versioni i cili do të përdoret për kompjuterët me maus dhe tastierë dhe është vendosur të lançohet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Kjo ishte një çështje jo shumë e diskutuar nga Microsoft, por thjesht u konfirmua se është duke u punuar në të dhe do të operojë ndryshe nga Office për Windows 10. Edhe pse kompania po fokusohet më shumë në ndërtimin e një versioni për telefonë, Office 2016 është kryesisht i përshtatshëm për kompjuterë. Raportohet se Office 2016 do të jetë i disponueshëm në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Ky version do të jetë një lloj vazhdimi i atij aktual dhe do ti ofrojë përdoruesit një eksperiencë të ngjashme. Por Office 2016 sigurisht që do të vijë me disa karakteristika të reja. Ai do të jetë i disponueshëm për tu përdorur në platforma të ndryshme, qofshin ato ekrane kompjuteri apo tabletash. Aplikacionet e Office janë aktualisht të përfshira në versionin Windows 10 për telefonë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>