Softuer

Tregu i Android i mbushur me alternativa të Sirit

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Tregu i Android i mbushur me alternativa të Sirit

Sipas PC World, një aplikacion i ri i quajtur “Siri for Android”, që nuk është tjetër veçse një kopje e shërbimit Voice të Google, që tashmë vjen i instaluar në pajisjet Android, ka gjetur vendin e vet në tregun Android. Aplikacioni, që kopjon ikonën e Siri-t, është i ndërtuar nga zhvilluesi i quajtur “OfficialApp”, që lehtësisht i ngatërron njerëzit që ata ta besojnë se ata janë duke e shkaktuar aplikacionin zyrtar nga ndërmarrja Apple.

The Next Web raporton që aplikacioni është shkarkuar më shumë se 1,000 herë që kur u zbulua. Një tjetër alternativë e aplikacionit Siri, Speerit, tashmë ka dalë në sipërfaqe në tregun e aplikacioneve për Android. Aplikacioni, i cili e quan veten Siri for Android “i vërtetë”, është i gatshëm vetëm në gjuhën koreane, por gjuha angleze do të vijë së shpejti.

Në vend se përdoruesit të shkojnë të marrin një alternativë të këtillë, përdoruesit mund ta përdorin Google Voice në kohën kur makina kërkuese gjigante paraqet një përditësim sfidues për këtë shërbim./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>