Biznes

Tregu i Mozilla-s hapet edhe për biznesin

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Tregu i Mozilla-s hapet edhe për biznesin

Mozilla është bërë akoma më e fuqishme, duke lançuar tregun e saj ose ndryshe Mozilla Marketplace. Pak a shumë si Ueb Store i Google Chrome, përdoruesit e Mozilla do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacione Ueb dhe lojra. Megjithatë kjo do funksionojë për një kapacitet të limituar, pasi shërbimi është akoma në fazë eksperimentale.

Ndërfaqja dhe lundrimi në dyqanin e Mozilla-s është e njëjtë me App Store apo Google Play, por këtu përfundojnë ngjashmëritë. Programet që shkarkohen nga dyqani i Mozillas trajtohen si aplikacione desktop, që do të thotë se ata janë në dispozicion të pavarur nga shfletuesi. Përdoruesit e Windows mund të aksesojnë programet nga Start Menu, madje t’i ç’instalojnë përmes Control Panel.

Meqë është akoma herët, kushdo që kërkon të provojë Mozilla Marketplace, duhet të shkarkojë dhe instalojë Nightly të Firefox 16. Janë më pak se 200 aplikacione në dyqan, edhe pse shumica e tyre janë falas. Numri me kalimin e kohës do të rritet, por për këtë po punojnë zhvilluesit.

Lajmi i mirë është se Windows, OS X dhe Linux mbikëqyrin këtë version. Personat e interesuar mund të klikojnë këtu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>