Biznes

Tregu i reklamimit nga paisjet mobile po arrin vlerën e 100 miliard dollarëve

Apr 3 2015
0 Shpërndarje
Tregu i reklamimit nga paisjet mobile po arrin vlerën e 100 miliard dollarëve

BN-HM653_zimmer_Tregu i reklamimit mobil po arrin një objektiv të ri këtë vit: të ardhura prej 100 miliard dollarësh.

Sipas një raporti të ri nga firma kërkimore, eMarketer, reklamuesit parashikohet të shpenzojnë 101.37 miliard dollar duke krijuar reklama nga telefonët dhe tabletët në 2016. Reklamat mobile zënë më shumë se 50 % të tregut dixhital të reklamave.

Për periudhën nga 2013 në 2016, tregut global i reklamave mobile është zgjerua me 430 % tha eMarketer. Për 2016, kjo firmë kërkimore parashikon që reklamat mobile të numërojn 16.5 % të shpenzimeve totale në reklamim. Rritja e reklamimit nga paisjet mobile sipas eMarketer ka kontribuar përhapja në masë e smartfonëve. Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë se 2 miliard përdorues smartfonësh parashikon firma kërkimore.

Ekspansioni i këtij sektori do të drejtohet nga Shtetet e Bashkura dhe Kina, shtete të cilat do të shpenzojnë 40.2 miliard dhe 22.1 miliard dollar respektivisht në reklamimin nga paisje mobile vitin e ardhshëm. Shpenzuesi tjetër i tretë në listë do të jetë Britani me 7.2 miliard dollar ndërsa do të ndiqet nga Japonia me 5 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>