Biznes

Tregu i tabletëve në tremujorin e tretë: Apple 50,4%, Samsung 18,4%, Amazon 9%

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Tregu i tabletëve në tremujorin e tretë: Apple 50,4%, Samsung 18,4%, Amazon 9%

Pas gati dy viteve të agonisë në të cilën tabletët Android tentuan të gjejnë vendin e vet në tregun global dhe të zvogëlojnë dominimin e Apple në këtë segment, gjërat kanë filluar ngadalë të ndryshojnë.

Sipas të dhënave të IDC-së, në tremujorin e tretë të vitit 2012 gjithsej janë dërguar 27 milion tabletë, që është 49,5% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo rritja në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar është vetëm 6,7%.

Gjatë kësaj periudhe Apple ka shitur gjithsej 14 milion iPad, 26% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por pjesa e tregut ra nga 59,7% në 50,4%.

Ndërkohë Samsung ka shitur 5,1 milion pajisje tablet, 325% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse pjesa e tregut të Samsung prej 6,5% u rrit në 18,4%.

Lojtari i tretë në botën e tabletëve është Amazon, i cili në tremujorin e tretë ka shitur 2,5 milion tabletë Kindle, ku edhe siguroi pjesën e tregut me 9%. Në pozitën e katërt gjendet Asus me 2,4 milion tabletë të shitur dhe me pjesë të tregut prej 8,6%, duke përmendur faktin se në këto shifra janë llogaritur edhe shitjet e Nexus 7 të Google.

Edhe pse Android për një kohë tashmë është sistemi operativ më dominuesi kur janë në pyetje pajisjet smartfonë, rruga deri te një pjesë më e konsiderueshme në botën e pajisjeve tablet është paksa e mprehtë.

Apple me iPad-in e vet në këtë moment mban ende 50% të tregut, kurse me prezantimin e iPad Mini hyn në segmentin 7”, me të cilin sigurisht do të ndalojë rënien e metëjeshme të vlerës së tregut. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>