Biznes

Tregu i monedhave kriptografike tkurret me 13 miliardë dollarë në një ditë

Jun 25 2018
0 Shpërndarje
EOS regjistroi rënien më të madhe përballë dollarit Amerikan me 11% brenda natës. Tregu i monedhave kriptografike tkurret me 13 miliardë dollarë në një ditë

Më 23 Qershor tregu i kriptomonedhave pësoi korrigjimin e radhës ndërsa 13 miliardë dollarë humbën në vlerë asetesh dixhitale nga Bitcoin, Ethereum, Ripple, Bitcoin Cash dhe EOS.

EOS regjistroi rënien më të madhe përballë dollarit Amerikan me 11% brenda natës.

Bitcoin, Ethereum dhe Ripple humbën 5%.

Pavarësisht optimizmit nxitur nga investimet në shkallë të gjërë në tregun monedhave kriptografike, kjo industri ka performuar dobët duke dështuar të mbajë ritmin e rritjes.

Që nga Janari Bitcoin është në rënie të lirë. Megjithatë ende ka shpresë se Bitcoin do të provojë veten një ditë.

Një studim i publikuar nga Instituti Amerikan i Kërkimit në fushën e ekonomisë AIER zbuloi se Bitcoin konsiderohet si aseti dixhitale më i qëndrueshme që nga 2013-ta. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>