Analiza

Tregu i tabletëve bie por shitjet e tabletëve të Apple rriten

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Samsung dhe Lenovo, të dy me rënien vinë në vendin e dytë dhe të kartë respektivisht. Ata humbën 6.4 dhe 6.3% respektivisht. Tregu i tabletëve bie por shitjet e tabletëve të Apple rriten

Bitcoin dhe monedhat kriptografike nuk jam të vetmit në rënie sepse dhe shitjet e tabletëve ranë në 2017-ën.

Të dhënat që vinë nga firma analitike IDC tregojnë e shitjet e tabletëve ranë me 6.5% në 163.5 milion njësi vitin e kaluar. Në 2016-ën u shitën 174.9 milion tabletë.

Pavarësisht rënies, Apple arriti të shiste më shumë tabletë nga 42.6 milion në 2016-ën në 43.8 milion në 2017-ën. Kështu kompani zë 27% të tregut nga 24% vitin e kaluar.

Samsung dhe Lenovo, të dy me rënien vinë në vendin e dytë dhe të kartë respektivisht. Ata humbën 6.4 dhe 6.3% respektivisht.

Vendin e tretë e zë Amazon me 7.7% të tregut. Rritje të madhe ka shënuar edhe Huawei me 28% dhe eklipsuar Lenovon.

IDC gjithashtu tha se shitjet e tabletëve tradicionalë kanë rënë ndërsa tabletët 2n1 kanë fituar 1.2% terren. Vetëm në tre mujorin e fundit janë rritur me 10% duke u shitur në 6.5 milion njësi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>