Analiza

Tregu i PC-ve tregon shenja të qarta të rritjes

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Tregu i PC-ve tregon shenja të qarta të rritjes

Sipas kompanisë hulumtuese të tregut IDC, produktet portative për konsumatorë kanë tërhequr shumicën e rritjes, ku tani shohim një rritje prej 33.5 % në krahasim me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Kërkesa për desktop ka qëndruar e dobët, për shkak se njerëzit ende po vazhdojnë të lëvizin drejt laptopave në vend të desktopëve, dhe shitjet komerciale të PC-ve gjithashtu kanë treguar shenja se ndikimi i rënies është duke u ngadalësuar gradualisht.

Përqindja e netbook-ëve është rritur për 37% në krahasim me çerekun e kaluar kalendarik, dhe pjesëmarrja e tyre në treg qëndron diku në rreth 28% në krahasim me 14% në çerekun e njëjtë.
IDC parashikon se rritja e përgjithshme e tregut është 1.3 % dhe shitjet e vitit të ardhshëm në regjione që janë në zhvillim e sipër, nënkuptojnë një rritje dyshifrore për tërë tregun.

Jay Chou, një analist nga IDC për tregun e PC-ve, tha se prodhuesit kanë garuar jashtëzakonisht shumë për të grabitur kërkesat e konsumatorëve që u rikthehen mësimit dhe atyre që kërkojnë dhurata për fundvit. “Ne jemi duke parë promovime agresive dhe presim inovacione drejt teknologjive të reja, duke përfshirë dizajne ultra të holla, ekrane të ndjeshme në prekje dhe panele LED”.

Desktopët komercial do të pësojnë rritje për shkak se në treg ka një bazë të instaluar të PC-ve që duhet të zëvendësohen. IDC parasheh se me kombinimin e rikthimit të tregut komercial dhe me një treg të mirë të konsumatorëve, rritja dyshifrore do të vazhdojë deri në vitin 2013.

Lajmet e fundit>