Analiza

Tregu i smartphone vazhdon me rritje, Android prinë

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Tregu i smartphone vazhdon me rritje, Android prinë

Të gjitha kompanitë e mëdha kanë pësuar rritje në nurma të smartphone-ve të dërguar në treg, por Android është ai që doli fituesi më i madh. Bazuar në rritjet prej viti në vit, ky softuer ka arritur një rritje mahnitëse prej 886% në çerekun e dytë të këtij viti. Tregu i smartphone u rrit 41 për qind në SHBA, me 14.7 milion njësi të dërguara në treg, dhe prej këtyre 34 për qind ishin pajisje Android. Pothuajse një çerek i celularëve të mençur të shitur anembanë botës gjenden në SHBA, që mban pozitën e saj si tregu më i madh për këto pajisje.

Sipas Canalys, Android është duke ecur mirë edhe në Kinë (që është tregu i dytë më i madh në botë për smartphone). Prej pothuajse asnjë pajisjeje në treg në çerekun e dytë të vitit që shkoi, sot në çerekun e dytë të vitit 2010 Android ka kapur një pjesëmarrje prej 7 për qind të tregut në Kinë, me rreth 475 pajisje të shitura. Platforma Kineze OMS (Open Mobile System) e njohur edhe si Ophone, që bazohet në Android, ka arritur të shes 147 njësi dhe po vazhdon të rrit pjesëmarrjen në treg.

Nokia mbetet lider për sa i përket shitjes së smartphoneve me një shifër rekorde prej 23.8 milion njësi të shitura, dhe me një rritje prej 41 për qind prej viti në vit. Momentalisht Nokia është duke pasur një pjesëmarrje tregu global prej 38 për qind, falë celularëve të mençur dhe të lirë siç është Nokia 5230.

Parashikimet vendosin RIM në vendin e dytë me 18 për qind të pjesëmarrjes në treg dhe me një pozitë të fuqishme në Amerikën Veriore dhe Jugore, ku BlackBerry Curve 8520 është treguar si një pikë kyçe për shitje të fuqishme. Apple është renditur në vendin e tretë me një pjesëmarrje globale prej 13 për qind të tregut për çerekun e dytë. Shitjet e tyre nuk u prekën nga çështjet problematike me iPhone 4 dhe pësuan një rritje prej 61 për qind.

Lajmet e fundit>